29 vjeçari, i cili rreth një muaj më parë aksidentoi eskortën e kryeministrit gjatë rrugës për në Korçë do të mbetet në qeli.
Ka qenë gjykata e Apelit ajo që sot ka lënë në burg me 30 ditë të riun që u përfshi në aksident me eskortën e Kryeministrit. Apeli nuk mori parasysh kërkesën për një masë më të butë sigurie për 29 vjeçarin Spiro Nacci.
Ai u la në gjendje arresti nga Gjykata e Shkallës së Parë, me argumentin se për një periudhë 30 ditore do të dilte ekspertimi mjeko-ligjor dhe ai auto-teknik në lidhje me aksidentin. Spiro Naçi u arrestua në flagrancë për aksidentin e datës 27 nëntor në afërsi të fshatit Biranj, ku u dëmtuan dy efektivë të Gardës së Republikës.