Tetovë, 25 tetor – Të mërkurën orës 14 e 20 minuta, në rrugën “Kiro Ristovski Dërnc” në Tetovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën kanë marrë pjesë vetura e tipit “Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 25-vjeçari B.B. nga Tetova dhe një biçikletë të cilën e ka drejtuar 37-vjeçari A.A. nga Tetova. Çiklisti i lënduar, është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore, është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm. Janë kryer hetimet dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)