Sulmuesi i skuadrës së Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka pësuar një aksident sot(e mërkure) me veturën e tij, transmeton Gazeta Metro, përcjellë gazeta Koha. Mediat angleze raportojnë se sulmuesi argjentias ka pësuar një aksident gjatë rrugës së tij për në qendrën stërvitore të klubit. Mirëpo, për fat të mirë sulmuesi i kampionit anglez nuk ka pësuar ndonjë lëndim, përveç dëmeve materiale në veturën e tij.
Gjithashtu raportohet se Sergio Aguero nuk ka kërkuar tretman mjekësor dhe ka marrë pjesë në stërvitje me klubin, para ndeshjes të së shtunës ndaj Crystal Palace.