Një ngjarje e rëndë ka goditur futbollin italian të dielën (dje). Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti rrugor pranë stacionit hekurudhor “Vaglio di Basilicata”, shkruan Insporti.com, përcjellë gazeta Koha.
Tifozi i klubit CS Vultur Rionero, ka ndërruar jetë pas aksidentit të rëndë që pësoi. Klubi italian bën gara në rangun e katërt të futbollit italian (Serie D).
Mësohet se burri vdiq pasi u godit nga një makinë e cila drejtohej nga tifozë të rivalëve të qytetit, Melfi. Një tjetër person mbeti i plagosur nga përplasja, i cili gjendet i shtruar në spitalin “San Carlo” në Potenza.
Mediet italiane kanë raportuar se në këtë aksident janë të përfshirë edhe tifozët e rivalit të përbetuar, Melfi. Tifozët e Melfi ishin duke vozitur veturën të markës italiane “Fiat Punto”.
Po ashtu, mediet italiane kanë raportuar se tifozët e Melfit janë ndaluar në staticion e policisë për të dëshmuar rreth ngjarjes tragjike.