Tetovë, 29 dhjetor – Të mërkurën mbrëma rreth orës 18.45 minuta, në bulevardin “Vidoja Smilevski Bato”, në afërsi të rreth rrotullimit të rrugës “Vëllezërit Milladinov”, në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacionit në të cilin kanë marrë pjesë një veturë e tipit “Volksfagen Polo”, me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 21-vjeçari me iniciale B.A dhe një këmbësorë 39-vjeçarë me iniciale H.P gjithashtu nga Tetova. Nga goditja e veturës këmbësori si pasojë ka marrë lëndime trupore, dhe me anë të veturës së Ndihmës së Shpejtë është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, ku edhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, përderisa me lëndime trupore ka përfunduar edhe vozitësi i veturës, i cili gjithashtu është mbajtur në spital për shërim të mëtejshëm. Prokurori publik dhe një ekip i sektorit për punë të brendshme në Tetovë kanë kryer një hetim të kompletuar dhe po zbardhen shkaqet e aksidentit në fjalë, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i këmbësorit është dorëzuar për obduksion.