Shkup, 27 nëntor – Personi me iniciale J.S (77) nga Shkupi është lënduar rëndë pasi është goditur nga një makine e drejtuar nga një grua.
Sipas MPB-së, fatkeqësia ka ndodhë dje rreth mesditës, afër udhëkryqit në rrugët “23 Tetori” dhe “Kosta Novakoviç” në Shkup, ndërsa personi i cili e drejtonte makinën ka ikur nga vendi i ngjarjes.
J.S. është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
Inspektim në vendin e ngjarjes kryejnë ekipet e SPB Shkup. Janë ndërmarr masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e rastit.