Tetovë, 4 tetor – Të mërkurën rreth orës 18 e 10 minuta, në rrugën “180” në Tetovë, vetura e tipit “Folksfagen Passat” me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi F.M. 31 vjeçar nga Tetova, ka aksidentuar një këmbësor 8 vjeçar nga Tetova, shkruan gazeta KOHA.
Fëmija i lënduar, me të njëjtën veturë është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.
Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në zbardhjen e shkakut të aksidentit, si dhe rrethanat dhe detajet tjera në veçanti. (koha.mk)