Para pak çastesh në autostradën Shkup-Tetovë, afër Sarajit është rrokullisur një autobusë. Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit. Në këto momente sapo ka arritur një ekip i policisë. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti. Shkaqet e aksidentit gjithashtu nuk dihen.
Aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, në Lisec në afërsi të Sarajit, ku një autobus është rrokullisur në një humnerrë, pasi ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka depërtuar bankinat e rrugës, transmeton koha.mk
Sipas dëshmitarëve okular, ka udhëtarë të lënduar, ndërsa njerëzit që kanë qëlluar aty po i ndohmojnë udhëtarët për të dalë nga autobusi. Gjendja e tyre shëndetësore për momentin nuk dihet.
Informatat e para thonë se bëhert fjalë për autobusin e kompanisë Durmo Turs dhe se shkaku i aksidentit ka qenë çarja e gomave.
Për shkak të aksidentit, rruga Shkup-Tetovë për momentin është e bllokuar.