20 persona janë lënduar pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë.
Tre nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, raportojnë mediat austriake.
“Aktualisht dimë për tre të plagosur rëndë dhe 16 të plagosur lehtë”, njoftuan për agjencinë e lajmeve për APA nga policia.
Aktualisht nuk ka raporte për viktima, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror në Salsburg.
Në autobus thuhet të kenë qenë 25 udhëtarë, ndërsa arsyeja që çoi deri tek aksidenti mbetet ende e paqartë.
“Tetë nga personat që nuk kanë pësuar lëndime trupore aktualisht janë nën përkujdesen e ekipit të ndërhyrjes së krizave në qytetin tonë”, deklaroi komandanti i shpëtimit, Hermann Gerstragraser.
Ndryshe udhëtarët ishin nisur nga Kosova, ndërsa destinacioni i tyre ishte Hannoveri i Gjermanisë.