Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare ka pësuar një aksident rrugor. Aksidenti ka ndodhur dje pasdite afër Aeroportit të Ohrit gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Tiranë që kishte me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.
Nga partia konfirmojnë se Thaçi nuk ka lëndime serioze, bëhet fjalë për vetëm disa gërvishtje në këmbë.
Nuk bëhet fjalë për ndeshje mes dy makinash. Për shkak të punimeve në atë pjesë të rrugës, makina ku ka qenë Thaçi ka dalë jashtë rruge.
Arsye të tjera nuk bëhen të ditura. Kryetari Thaçi, siç thonë nga PDSH, sot vazhdon normalisht angazhimet e tij ditore.