Aksidentohet eskorta e Ramës, lëndohen dy persona në rrugën Pogradec-Korçë

25

Korçë, 27 nëntor – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Korçës, ku tre automjete janë përplasur mes tyre, dy prej të cilave kanë qenë shoqëruese të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, pjesë e eskortës së kryeministrit, Edi Rama.

Top Channel mëson se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy dy gardistët Ervin Musai dhe Shkëlqim Pojana të cilët u dërguan me urgjencë për në spital nga ku konfirmohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

Eskorta e Kryeministri Edi Rama ka qenë duke shkuar në qytetin e Korçës, ku do të mbahet mbledhja e 4 mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, për të përfunduar në Vlorë në ditën e Pavarësisë.

Comments are closed.