Tetovë, 19 nëntor – Të dielën rreth orës 14.00, në rrugën “Ivo Ribar Llolla” vetura e tipit “Wolsfagen Parsat” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 30-vjeçarja K.Q nga fshati Odër, ka aksidentuar këmbësorin 8-vjeçar nga fshati Shipkovicë. Fëmija i lënduar me të njëjtën veturë është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës, për dhënien e ndihmës mjekësore. Janë kryer hetimet dhe po punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit, dhe rrethanat tjera lidhur me këtë aksident. (koha.mk)