Të enjten rreth orës 13 e 30 minuta në udhëkryqin e rrugëve 178 dhe 179 në Tetovë në Reçicë të Vogël, është aksidentuar një 15 vjeçar nga fshati Vicë, i cili ka qenë duke drejtuar një biçikletë. Ai është aksidentuar me një veturë të tipit Citroen, me targa të Tetovës, i drejtuar nga një person i panjohur deri më tani. Ai është goditur nga vetura në pjesën e parme dhe nga vetë vozitësi është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku edhe i është dhënë ndihmë mjekësore. Janë kryer hetime dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.