Aksidenti që la jetim vogëlushin

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy bashkëshortëve ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Duzce të Turqisë. Fotot e vogëlushit, i cili fatmirësisht shpëtoi pa asnjë plagë nga aksidenti që u mori jetën prindërve të tij, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Në aksident humbi jetën 38-vjeçari Orhan Bozkurt dhe bashkëshortja e tij 28-vjeçare Didem Bozkurt, ndërsa mbijetoi 3-vjeçari Miraç.

Sipas agjencisë së lajmeve “DHA”, mjeti ku ndodhej familja ka dalë nga rruga duke u përplasur me pemët teksa udhëtonte për në kryeqytetin Ankara. Disa dëshmitarë okularë arritën të nxjerrin vogëlushin nga xhami i prapmë i makinës. Në vendngjarje mbërritën menjëherë edhe policia dhe zjarrfikëset, por çifti i bashkëshortëve nuk u arrit të shpëtohej.