Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka vdekur nga vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj më saktësisht në Llapnasellë, në orët e hershme të mëngjesit.
Këtë e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënësja për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Ajo tha se vdekjen e personit A.J. e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Si pasoje e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën”.
“Vdekjen e viktimës, A.J mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikes së Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.
“ Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin”, tha Ahmeti