Policia britanike arrestoi pilotin 64-vjeçar David Henderson, të cilin e akuzoi për vrasje pa paramendim, për rastin e vdekjes tragjike të sulmuesit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën gjatë një fluturimi nga Nantes në Cardiff, ku do transferohej në merkaton e janarit.
Lajmi është dhënë nga media britanike, ndërsa Henderson u lirua sërish, për t’u hetuar në gjendje të lirë, në lidhje me rastin. 64-vjeçari ishte kontaktuar nga menaxheri i sulmuesit, për të transportuar sulmuesin drejt Uellsit, por në fund kishte hequr dorë, duke ia besuar këtë punë pilotit tjetër David Ibbotson.
Ky i fundit nuk kishte licencë për të transportuar pasagjerë, si dhe nuk ishte i trajnuar për fluturime natën dhe me mot të keq, ndërsa humbi jetën bashkë me sulmuesin 28-vjeçar, pas rrëzimit të avionit në kanalin e Le Manshit.