Senatorja amerikane Dianne Feinstein po bën thirrje për rregulla federale që helikopterët të kenë sistemet e paralajmërimit të terreneve, para ndonjë aksidenti eventual.
Krejt kjo vjen pas aksidentit fatal të helikopterit ku ishte Kobe Bryant, vajza e tij, Gianna dhe tetë persona tjerë, në fund të muajit janar, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
Helikopteri që po transportonte Bryant dhe pasagjerët tjerë nuk kishte një pajisje të quajtur ‘Sistemi i Ndërgjegjësimit dhe Paralajmërimit të Terrenit’, që sinjalizon kur një aeroplan apo helikopter është në rrezik të përplaset me tokën.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit kishte rekomanduar që sistemi të kërkohej për helikopterët. Por, Administrata Federale e Aviacionit e kërkon atë vetëm për ambulancat ajrore.
“Për të shmangur një tragjedi të tillë për të mos ndodhur kurrë më, unë kërkojë nga FAA të nis një proces rregullimi për të kërkuar që të gjithë helikopterët tregtarë që veprojnë në SHBA të kenë sisteme ndërgjegjësimi dhe paralajmërimi për terrenin”, ka thënë Feinstein përmes një letre.
Bryant, vajza e tij, Gianna dhe shtatë persona tjerë vdiqën më 26 janar kur helikopteri u rrëzua në malin e Kalabasas, në Kalifornia. Një hetim mbi shkakun e përplasjes mund të zgjasë disa muaj.