Omer XHAFERI
Shkup, 5 janar – Fillimi i vitit 2018 për sigurinë në komunikacion aspak nuk është treguar i mire. Për vetëm katër ditë që kur kemi hyrë në vitin e ri kalendarik, nëpër akse të ndryshme rrugore janë regjistruar të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në aksidente komunikacion, shkruan gazeta KOHA. Përveç lëndimeve të lehta dhe të renda trupore, dëmeve materiale dhe krijimit të kaosit në komunikacion, gjatë ditëve të kaluar u regjistruan edhe dy aksidente me pasoja fatale. Ndonëse këta dy aksidente fatale ndodhën në lokacion të ndryshme, element i përbashkët në këto dy raste është se gjatë përplasjeve së veturave, kanë marrë pjesë automjete me targa të huaja. Trendi negativ i përfshirjes së “gurbetçarëve” në aksidente rrugore në vendlindje, fatkeqësisht përsëritet vit pas viti. Një fenomen i tillë, ndonëse me tepër është prezent gjatë periudhës së verës, kur fluksi mysafirëve nga jashtë është më i madhe, megjithatë sipas ngjarjeve të fundit aksidente e tilla janë shpeshtuar edhe ne këtë periudhë të vitit. Autoritet policore, gjatë raportimit për çështjen e sigurisë në komunikacion, kanë njoftuar se gjatë ditës së mërkurë (3 janar), në akset rrugore në Tetovë dhe Kërçovë, kanë ndodhur dy aksidente komunikacion, me çka kanë ndërruar jetë dy persona. Në njoftimin zyrtarë të Ministrisë për Punë të Brendshme, theksojnë se gjatë orës 17:20, të datës 3 janar, në aksin rrugor Kërçovë-Makedonski Brod, me fshatrave Sërbjanin dhe Staroec, ka ndodhur një aksident mes dy veturave, njëri me targa të Ohrit e tjetri me targa Sllovene.
“Në këtë aksidente kanë marrë pjesë tre automjete. Vetura e tipit ‘Golf’ e drejtuar nga A.D nga Kërçova, vetura tjetër ka qenë e llojit ‘Alfa Romeo’ të cilën e ka drejtuar personi M.S nga fshati Pllasnicë dhe kamioni i cili ka qenë i përfshirë në aksidente ka qenë i drejtuar nga personi D.D nga Kërçova. Në vend ngjarje, nga lëndime e pranuar, ka nderuar jetë një foshnje tre mujore. Përderisa me lëndime të renda trupore kanë kaluar drejtuesi e veturave, njëri prej të cilëve për shkak të seriozitet të plagëve është dërguar në spitalin e Ohrit. Mes tjerash lëndime të lehta në këtë aksidente ka marrë një fëmijë i moshës 13 vjeçare”, thonë nga MPB-ja. Rasti tjetër tragjik i cili ndodhi gjatë ditëve të kaluar, si rezultat i të cilit u krijua një kaos i vërtet në magjistralen Shkup-Gostivar, u regjistruar në hyrje të fshatit Kamjanë ( aksi Tetovë-Gostivar).
“Një veturë me targa të Tetovës dhe tjetra me targa të Zvicrës, janë përfshi në këtë aksident rrugor. Në këtë aksidente me lëndime të rënda trupore ka kaluar shoferi nga Tetova, i cili në veturë ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e cila në vend ngjarje ka nderuar jetë. Dhe pesë pasagjer tjerë të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore”, njoftojnë nga policia e Tetovës. Në të dyja këto ngjarje fatale, siç njoftojnë organet e rendit, ekspertizë në vend ngjarje ka kryer prokurori publik. Me qëllim zbardhjen e plotë të rastit dhe vërtetimit të shkaqeve që kanë çuar deri te këto aksidente, nga policia kanë theksuar se janë duke punuar dhe se më kohë opinionin do të njoftohet për të gjitha zhvillimet. Shpejtësia e madhe dhe mos përmbajtja e rregullave të komunikacion, sipas raporteve të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK), paraqesin shkaqet më të shpeshta se pse ndodhin aksidente në komunikacion, me çka një pjese tyre me pasoja tragjike. Ndryshe, vitin e kaluar në Maqedoni, nëpër lokacione të ndryshme rrugore janë regjistruar mbi 124 aksidente komunikacion me pasoja tragjike. (koha.mk)