Tetovë, 1 dhjetor – Të mërkurën rreth orës 12.40 minuta në Spitalin Klinik të Tetovës, pa shenja jete është sjellë një vajzë dy vjeçare nga fshati Jazhincë, kurse mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen e saj, shkruan gazeta KOHA. Sipas dëshmisë së të afërmeve të vajzës, rreth orës 11.30 minuta, ata atë e kanë gjetur afër çezmës, ku me siguri ka rrëshqitur nga ngricat në beton, ka rënë dhe si pasojë ka marrë lëndime në pjesën e djathtë të kokës. Xhaxhai dhe nëna, vajzën menjëherë e kanë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, por për fat te keq ka qenë tepër vonë. Në konsultim me prokurorin publik trupi i pajetë i vajzës i është dorëzuar familjes, njoftojnë nga Policia e Tetovës.