Aksident zinxhiror në Shkup, ka të lënduar

Shkup, 13 gusht – Në rrugën “Arradhat Partizane” në Shkup, afër kompleksit banesor Porta Vllae ka ndodhur një aksident zinxhiror ku janë përplasur katër vetura. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar disa persona kurse njëri prej tyre është lënduar më rëndë.

Tre vetura janë me regjistrim të Shkupit kurse një veturë ka regjistrim të Bullgarisë Policia dhe Ndihma e shpejtë janë në vendin e ngjarjes. Më shumë informacione nga SPB Shkup do të ketë në ditën vijuese.