Dy persona janë lënduar, janë dëmtuar tre automjete, si edhe kabina pagesore numër shtatë e tatimit pagesor afër Tetovës në autostradën Tetovë-Gostivar, pas aksidentit që sot rreth orës 9 ka ndodhur në këtë vend, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij, në aksident kanë marrë pjesë tre automjete udhëtarësh “BMW” me targa të Tetovës të drejtuar nga G.A. (25) nga Bogovina, “mercedes” me targa të Tetovës që e ka drejtuar M.S. (52) nga Piroku “dhe “polo” me targa të Gostivarit të drejtuar nga T.P. (30) nga Gostivari.
“Shoferi i “mercedesit” dhe bashkëudhëtarja nga “BMW” Xh.I. (27) nga Bogovina në përplasje kanë marrë lëndime të lehta dhe me automjet të Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës. Pas dhënies së ndihmës, shoferi është lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa Xh.I është mbajtur për observim dhe mjekim të mëtutjeshëm. Pas autorizimeve të prokurorit publik, ekspertizë ka kryer një ekip i SPB Tetovë dhe vërtetohen shkaqet për fatkeqësinë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur. Fillimisht, shkak është shpejtësia e papërshtatshme, ndërsa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 200 mijë denarë”, deklaroi Josifovski.