Një aksident ka ndodhur te ‘Rrethi’ i spitalit në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata të veturave duke shkaktuar bllokim në komunikacion, shkruan gazetametro.net
Fotografitë e siguruara nga vendi i aksidentit tregojnë se përplasja ka ndodhur në mes të një veture dhe një kamioni.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes. Sipas tyre, me përjashtim të dëmeve materiale, nuk ka ndonjë të lënduar.
Ndryshe, numri i aksidenteve të komunikacionit në Kosovës vazhdon të mbetet i lartë.