Aksident rrugor për yllin e Serisë A

0

Sulmuesi i Fiorentina-s, Federico Chiesa, është përfshirë në një aksident rrugor në Firence. Futbollisti mësohet të ketë qenë në drejtim të një “Mini Cooper” kur është përplasur me një motor. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia bashkiake. Chiesa nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa motoçiklisti i përfshirë në aksident ka marrë ndihmën e parë në vendin e aksidentit dhe më pas është transportuar në spitalin “Careggi”.

Comments are closed.