“Pas aksidentit M.A dhe bashkudhëtarët e tij në veturën “Peugeot 207”, I.N. (32) dhe dy fëmijë të moshës nga 10 dhe tetë vjet, të gjithë nga Shkupi, me veturën e ndihmës së shpejtë janë transferuar në qendrën emergjente në Klinikën “Nëna Terezë” ku dhe janë konstatuar lëndime të lehta trupore dhe iu është dhënë ndihma mjekësore”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se tek A.M. janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe me ndihmën e veturës së ndihmës së shpejtë është transferuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”, ku iu është dhënë ndihma e parë.

Në vendin e ngjarjes ekipet nga SPB Shkup kanë kryer hetimet.