Shtip, 7 qershor – Tre persona janë lënduar në aksidentin që ndodhi pasdite në rrugën magjistrale Shtip- Koçan në afërsi të unazës në fshatin Ullarcë.
Siç ka informuar zëdhënësi i SPB- Shtip Gordana Panajotova, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 16:10, mes tre automjeteve.
Sipas informatave të para, personat e lënduar janë hospitalizuar në Spitalin e përgjithshëm në Koçan. Tani për tani nuk ka informacione për lëndimet e tyre.
Për momentin komunikacioni në këtë drejtim rrugor është stopuar dhe nga Shtipi në Koçan zhvillohet përmes rrugëve alternative.
Ekipet e krim teknikës nga SPB Shtip dhe Prokurori publik kryejnë mbikëqyrje në vendin e fatkeqësisë. Më shumë detaje policia paralajmëron pas përfundimit të mbikëqyrjes.