Një aksident me pasoja në jetë ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Më saktësisht, aksidenti në komunikacion ka ndodhur në fshatin Çallapëk, rreth orës 18:00, shkruan gazetametro.net
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe autobusi, ku kanë pësuar lëndime gjashtë persona.
Njëri nga të lënduarit nuk ka mundur t’u bëjë ballë lendimeve dhe ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipit mjekësor. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.