[adning id="476476"]

Aksident në Ramanli të Kumanovës

188

Kumanovë, 5 gusht – Një aksident i rëndë mes disa veturave ka ndodhur në fshatin Ramanli të Kumanovës. Si pasojë, është bllokuar komunikacion. Nuk lejohet qarkullimi i veturave as në drejtim të Kumanovës, as në drejtim të autostradës.

Nuk dihen pasojat e aksidentit, pasi priten informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme për detajet e aksidentit. Sipas informacioneve që ka siguruar gazeta KOHA, bëhet e ditur se në njërën veturë drejtues ka qenë një i mitur bashkë me një familjar, të cilët dhe kanë përfunduar në spital por gjendja e tyre nuk dihet. Pritet konfirmimi i policisë dhe mjekëve.