Të martën, rreth orës 15, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin janë aksidentuar dy vetura me targa të Tetovës. Vetura e tipit “Opel Astra”, të cilën e ka drejtuar 32vjeçari me iniciale P.P nga Saraçina si dhe një veturë e tipit “Golf”, të cilën e ka drejtuar 38 vjeçari me iniciale B.I nga Pallçishti i Poshtëm. Në këtë aksident, vozitësit i veturës së tipit “Astra” ka marrë lëndime trupore dhe me anë të v një autoambulance është dërguar në spitalin klinik të Tetovës. Pas marrjes së ndihmës, është lëshuar për mjekim shtëpiak. Është kryer hetim dhe po vërtetohet shkaku, rrethanat në të cilat ka ndodhur dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë përderisa dëmi i shkaktuar material vlerësohet të jetë rreth 20 mijë denarë.