Një 18 vjeçar me inicialet F.D., ka vdekur mbrëmë rreth orës 23:00 si pasojë e goditjes nga një automjet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë.
Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një 18 vjeçar, në cilësinë e këmbësorit, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një automjet. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërsa vozitësi I automjetit është ndaluar në polici”, ka thënë Zahiti. (koha.net)