Shkup, 23 tetor – Komunikacioni në rrugën magjistrale Prilep-Manastir pranë fshatit Topollçan prej orës 11:30 riorientohet nëpër rrugën e vjetër, për shkak të një aksidenti të ndodhur rrugor, informon LAMM. Në aksin Manastir-Prilep, megjithatë, komunikacioni zhvillohet në një korsi. Hollësitë për aksidentin nuk janë kumtuar.