Aksident në Lezhë, plagosen 5 persona të së njëjtës familje

Pesë persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Matit, në Lezhë.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe të plagosurit që ndodheshin në njërin prej tyre, rezultojnë të jenë anëtarë të së njëjtës familje.

Mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Tiranë. Tre të tjerët janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihën e nevojshme.