Në jug të Kosovës, në afërsi të qytezës Hani Elezit, në kufirin maqedonas, pasditen e së hënës ka ndodhur një aksident komunikacioni, me ç`rast janë përplasur një automjet i trupave të KFOR-it dhe një veturë tjetër private. Një lajm të tillë e ka konformuar armata zvicerane, ndërsa Ministria zvicerane e Drejtësisë ka hapur hetim lidhur me rastin, sipas fjalëve të zdhënëses Daniela Cueni.
Është një rast i zakonshëm, por ne jemi në fillim të hetimeve“, ka deklaruar më tej zëdhënësja, shkruan „20 Minuten“, përcjellë „Shtegu.com“. Deri më tani është e njohur se në automjet kanë qenë dy pjesëtarë zviceranë të Swisscoy-it. Pas goditjes, automjeti i KFOR-ië është rrokullisur. Që të dy ushtarët zviceranë janë përkujdesur nga ambulanca, por ata sërish u janë bashkuar kolegëve të tyre. Sipas Cuenit, në veturën private kanë qenë tre persona, njëri prej të cilëve gjithashtu është kontrolluar nga ambulanca.
Automjeti i KFOR-it ka qenë duke shoqëruar një karvan furnizimi të kampit Swisscoy, që ishte nisur për në kufi. Më pas, gjatë kthimit është shkaktuar aksidenti. Se çka i ka paraprirë aksidentit, mbetet të dëshmojë hetimi i mëtutjeshëm.