Tetovë, 12 shtator – Para pak çastesh ka ndodhur një aksiident në autostradën Tetovë – Shkup më saktësisht në fshatin Grupçin.
Vetura e tipit BMW ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar ndër urën e fshatit Grupçin ku sipas informatave prej terenit, nga ky aksident është lënduar një person.
Ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dalë në venngjarje dhe i kanë dhënë ndihmën e parë si dhe e kanë transportuar të lënduarin për në spitalin klinik të Tetovës.
Poashtu edhe ekipi i zjarrëfikësve kanë dalë në venngjarje dhe kanë dhënë ndihmën e tyre për të nxjerë të lënduarin nga vetura.
Ekpet e policisë kanë dalë në venngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit që çoi deri tek ky aksident.