Të martën në orën 16:30, në fshatin Forinë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Opel”, me targa italiane, të cilën e ka drejtuar personi D.S. (19) dhe një motoçikletë pa targa, me drejtues një të mitur nga Forina e Gostivarit. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit. Ekipe nga SPB Gostivar ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes. (U.H)