Aksident mes ambulancës dhe veturës, vdes pacienti

Aksident mes ambulancës dhe veturës, vdes pacienti.  Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë pas përplasjes së një ambulance me një veturë në rrugën Apatin, Sombor të Serbisë. Personi i vdekur ishte pacient brenda në ambulancë, i cili gjatë kësaj kohe po dërgohej në spital pasi ishte në gjendje kritike para aksidentit dhe po dërgohej për në spital, transmeton Indeksonline. Tani, policia ka urdhëruar autopsinë që të konfirmohet shkaku i saktë i vdekjes. Për shkak të këtij aksidenti, kjo rrugë ka qenë e bllokuar për disa orë.