Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në Gërlicë të Kaçanikut. Zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë treguar se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme. Aty është ftuar edhe Mjekësia Ligjore për t’i marrë trupat e pajetë. Aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture. Kamioni e ka goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Deri te aksidenti ka ardhur, kur ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën.