Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prilep-Manastir, afër fshatit Srpci. Gjatë aksidentit janë përpalsur dy vetura, gjatë të cilit ka vdekur shoferi i njërës veturë me inicialet A. R. Lëndime të rënda ka pësuar 36-vjeçarja me inicialet R.S., nëdërsa lëndime më të lehta ka pësuar, E.C., 41 vjecar nga Ohri. Është lënduar edhe shoferi i automjetit tjetër të përplasur. Policia është duke u përpjekur që ta zbardhë plotësisht rastin.