Një aksident i rëndë trafiku në mes dy veturash ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Shtime-Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Lloshkobare.
Sipas Agim Gashit, zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, nga ky aksident mbetën të lënduar tre persona dhe organet e rendit janë në vendngjarje.
Nga pamjet e siguruara shihet se si njëra prej veturave është rrokullisur anash rrugës.