Shkup, 28 tetor – Tri vajza janë lënduar rëndë në një aksident që sapo ka ndodhur në urën mbi lumin Vardar, në afërsi të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, raporton gazeta KOHA. Vetura e llojit “Ford”, në të cilën kanë qenë vajzat, ka humbur kontrollin dhe ka goditur bordurat e urës. Ndihma e Shpejtë, pas ndihmës së parë shëndetësore, ka transferuar vajzat në urgjencën e Klinikës së Shkupit, ndërkohë ekipe të policisë po kryejnë hetime në vendngjarje. (koha.mk)