Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:10 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, raporton Gazeta Blic. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona, 4 prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Policia Ferizaj.
“Sonte në ora 19:10 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë ka ndodhur një aksident ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona , prej tyre 4 janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë , ndërsa 3 po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton këtë rast”