San Diego, 2 mars – Më shumë se 15 persona kanë vdekur në aksidentin në autostradën në afërsi të kufirit amerikano- meksikan në Kaliforni.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit sipas kohës lokale në veri të kufirit amerikan- meksikan në vendin e quajtur Kaleksiko rreth 100 kilometra në lindje të San Diegos, theksohet në kumtesën e policisë.
Sipas drejtores për shërbim të Ndihmës së shpejtë pranë Qendrës lokale mjekësore rreth 27 njerëz kanë qenë në kamionin që ka goditur një kamion tjetër përplot me zhavorr.