Një aksident në xhiron e pestë ka ndalur para kohe garën e radhës së botërorit të Formula 2 zhvilluar ditën e diel në pistën ruse të Sochi. Një kontakt mes pilotëve Luca Ghiotto dhe Jack Aitken ka krijuar mjaft panik në pistë.
Të dyja makinat kanë dalë nga pista dhe janë përplasur me barrierat mbrojtëse, duke i shkatërruar totalisht ato si pasojë e shpejtësisë dhe impaktit të fortë nga përplasja.
Madje njëra nga makinat ka përfunduar në flakë, por për fat të mirë asnjë nga pilotët nuk ka pësuar dëmtime. Gara e “Sprint Race” nuk nisi më dhe ajo u fitua nga kinzei Guanyou Zhou, ndërkohë që Mick Schumacher është lider i botërorit të Formula 2.
This crash ended the Sprint Race prematurely 🚩
Thankfully both Jack Aitken and Luca Ghiotto walked away from the incident#RussianGP 🇷🇺 #F2 pic.twitter.com/qPexWLQjaf
— Formula 2 (@FIA_F2) September 27, 2020