Frikë e kaos në garën e GP Formula 3 që po zhvillohet në Macao. Makina e pilotës 17-vjeçare gjermane Sophia Floersch ka “fluturuar” me kuptimin e vërtetë të fjalës në pistë, duke kaluar edhe barrierat mbrojtëse dhe u përplas me një mur mbrojtës jashtë pistës. Pilotja ka humbur kontrollin e makinës së saj teksa ishte me një shpejtësi të lartë para një kthese dhe imazhet televizive nuk lënë fjalë për koment.
https://www.youtube.com/watch?v=6gydVyS9scc
Makina fluturon mbi një makinë tjetër në momentin që po merrte kthesën, duke u ngritur në 3 metra lartësi, mbi barrierat mbrojtëse, një pamje e frikshme me një shpejtësi marramendëse. Në rrezik edhe disa komisarë të pistës që ndodheshin në atë zonë, pasi makina kaloi mbi kokat e tyre dhe ndodheshin në zonën ku ndodhi aksidenti.
Sipas mediave, 3 fotografë dhe një kameraman që ndodheshin në zonën e aksidentit janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që asnjë lajm nuk ka për pilotën, që gjithashtu është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërhyrja e shpejtë ishte e menjëhershme. Në garë është edhe Mick Schumacher, por gara u ndërpre pas aksidentit.