Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar sot kur 11 vagonë nga kompozimi i trenit të shpejtë, doli nga binarët në pjesën veriore të Indisë. Siç kumtoi policia indiane, aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhor në qytetin Maiklura në shtetin federal Utar Pradesh. Sipas rezultateve fillestare nga hetimi, shkak për daljen e trenit është dëmtimi i binarëve të hekurudhës. Treni ka qarkulluar në drejtim të qytetit Patna në shtetin federal fqinj Bihar.