Karaçi, 22 maj – Një aeroplan udhëtarësh i “Pakistan Intereshënël erlajns” që udhëtonte nga Lahore për në Karaçi, u rrëzua pranë aeroportit në Karaçi, kumtoi Agjencia e aviacionit civil.
Zëdhënësi i kompanisë ajrore pakistaneze Abdul Satar deklaroi për mediat lokale se në aeroplanin “Erbas A-320 ishin 90 udhëtarë.
Sipas Agjencisë, avioni i pasagjerëve u rrëzua në një zonë të populluar pranë aeroportit në Karaçi.