Tetovë, 2 prill – Të mërkurën mbrëma, rreth orës 22 e 30 minuta, në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të mbikalimit të fshatit Sellarcë e Epërme, vetura e tipit “Volkswagen” Golf me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 19-vjeçarja A.P nga fshati Pirok i Tetovës, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar nga rruga. Nga devijimi, vozitësja dhe tre bashkudhëtarë në veturë, të moshës 36, 39 dhe 42 vjeçe, të gjithë nga fshati Pirok, me lëndime trupore janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për t’ju ofruar ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë. (koha.mk)