Shkup, 18 qershor – Qarkullimi në vend po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteteve është rritur. Në kalimin kufitar nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga vendi, njofton Koha.mk
Siç informoi LAMM, për shkak të rrëshqitjes së dheut , qarkullimi në rrugën rajonale Delçevë-Kamenicë zhvillohet në një korsi. Po merren masa për pastrimin e aksit rrugor.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. (koha.mk)