Akrepi, insekti i parë që ka ecur mbi Tokë

2

Një akrep mund të jetë insekti i parë që ka frymuar dhe ka ecur mbi Tokë. Paleontologët kanë studiuar një fosil që prej 35 vitesh ndodhej në muzeumin e Gjeologjisë në Wisconsin.

Është një lloj akrepi, Parioscorpio Venator, rreth 2 cm i gjatë, që ka jetuar në epokën e ashtuquajtur Siluriane, që përkon me rreth 437 milionë vjet më parë dhe anatomia e tij tregon që ishte në gjendje të jetonte si nën ujë edhe jashtë tij. Ai ka karakteristika hibride edhe të kafshëve të ujit edhe të atyre të tokës, pra që thithnin oksigjenin atmosferik.

Studimi është publikuar në revistën ‘Scientific Reports’ dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm, sepse jo vetëm akrepi do të zinte një vend në podium e “banorit të pare” që arriti të ecë në sipërfaqen e Tokës. Por edhe sepse do të ishte një konfirmim se cilat janë strukturat anatomike vendimtare që ndikuan në kalimin evolutiv të jetës nga uji në tokë.

Comments are closed.