Shkup, 28 shtator – Pesë institucioneve të shëndetit publik: klinikave për endokrinologji, diabet dhe çrregullime metabolike, për sëmundje të fëmijëve, për nefrologji, Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët – Kozle dhe Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit sot në Ministrinë e Shëndetësisë iu ndanë certifikata për akreditim.
Në ndarjen e certifikatave mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili theksoi se procesi i akreditimit ka filluar në vitin 2016 dhe deri tani u janë ndarë certifikata Entit për Gerontologji “13 Nëntori”, ISHP “Plodnost” Manastir, ndërsa institucionet shëndetësore private “Sistina” dhe “Zhan Mitrev Klinik” morën certifikatë edhe për cilësi të institucioneve ndërkombëtare të cilat edhe mëtej i ka verifikuar Agjencia për cilësi dhe akreditim i institucioneve shëndetësore. Ai tha se bëhet fjalë për proces, që është i obligueshëm për të gjitha institucionet shëndetësore, përbëhet prej evoluimit të brendshëm, por edhe nga komisioni të cilin e ka formuar Agjencia edhe mëtej dorëzon raport te Ministria e Shëndetësisë.
Paralelisht, theksoi, punojmë në konfirmimin e listës të shërbimeve të cilat do t’i japin të gjitha institucionet e shëndetit publik, ndërsa kjo do të thotë se në pajtim me numrin e specialistëve, ekspertizën e tyre, pajisjet të cilat ISHP i posedon, institucionet do të obligohen ta japin shërbimin i cili do të përcaktohet dhe presim me këtë proces të ndërpritet endja dhe pritjet e gjata të pacientëve në ISHP…
Akreditimi në institucionet shëndetësore është mekanizimi më i përhapur, që në botë përdoret për avancimin e cilësisë së kujdesit shëndetësore, si dhe cilësinë e punës së institucioneve shëndetësore. Me akreditimin e të gjitha institucioneve shëndetësore do të fitohet cilësi e njëjtë apo e ngjashme e shërbimeve shëndetësore në të gjitha institucionet shëndetësore.