Shkup, 28 mars – Akoma nuk ka marrëveshje midis pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Publike Speciale. Edhe pas takimit të djeshëm në Ministrinë e Drejtësisë mbeten dallimet kryesore rreth statusit të PPS-së dhe përdorimi i audio materialeve.
Përfaqësuesit e pushtetit dhe të opozitës, të cilët morën pjesë në takim sonte deklaruan se bisedimet vazhdojnë dhe është realizuar hapësirë për konsultime. Në mënyrë plotësuese do të përcaktohet edhe termin i ri për takimin.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska- Trenevska shpreson se për Ligjin do të sigurohet shumicë prej dy të tretave dhe se ligji do të sillet para zgjedhjeve. (koha.mk)